Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, nga njëra anë, dhe kryetari i Organizatës Sindikale në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Bllazho Vujoviq, nga ana tjetër, sot e lidhën Marrëveshjen Kolektive të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, me Marrëveshjen Kolektive vendoset kornizë e qartë për avancimin e të drejtave të punonjësve në ASHAM, duke siguruar trajtim të drejtë, duke vlerësuar përgjegjësitë dhe kontributin profesional, si dhe duke forcuar sigurinë juridike dhe transparencën në marrëdhëniet e punës
Procesi filloi në fund të vitit 2025 me dorëzimin e Propozim-Marrëveshjes Kolektive nga organizatat sindikale në ASHAM te Kryetari i Kuvendit dhe vazhdoi me miratimin e Vendimit për dhënien e autorizimit për lidhjen e marrëveshjeje kolektive individuale nga 18.02.2026. Me këtë Vendim, Kuvendi, themeluesi i institucionit publik, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, e autorizon kryetarin e Kuvendit të lidhë marrëveshje kolektive individuale me kryetarin e Organizatës Sindikale në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, sindikatë përfaqësuese në nivelin e punëdhënësit, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
Në negociatat morën pjesë, nga njëra anë, përfaqësuesit e themeluesit nga Shërbimi i Kuvendit, nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe nga Ministria e Financave, ndërsa nga ana tjetër, anëtarët e Këshillit të Negociatave të organizatave sindikale përfaqësuese në ASHAM.
Në procesin e negociatave u harmonizuan qëndrimet, prandaj sot palët iu qasën nënshkrimit të Marrëveshjes Kolektive të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.








