7.8 C
Skopje
Tuesday, December 10, 2024

Komisioni për Onkologjinë pyet Fondin Shëndetësor

Drejtor aktual, ish drejtorë dhe të punësuar të Fondit për Sigurim Shëndetësor para deputetëve në Komisionin Hetues sqaruan përvojën e tyre për Klinikën e Onkologjisë. Fondi ndan buxhetet për institucionet shëndetësore publike. Ish drejtori Orhan Ramadani tha se klinika merr buxhet të kushtëzuar nga për ilaçe nga Fondi, me miratim të Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas opozitës, kjo nënkupton se edhe ministria ka qenë në dijeni për keqpërdorimin e terapisë për të sëmurët me kancer.

Ish drejtori i Klinikës së Onkologjisë Nino Vasev me siguri ka qenë mbi ligjin, mbi autorizimet dhe mbi kufizimet që ja ka dhënë Fondi i Shëndetësisë gjatë furnizimit me ilaçe të caktuara në Onkologji. Kjo më dërgon në konkluzionin se drejtori Nino Vasev nuk ka qenë i vetëm dhe ka pasur edhe mburojë politike meqë aq lehtë dhe për shumë vite i ka kapërcyer autorizimet e lejuara për furnizim me ilaçe”, tha Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

 

Pjesa më e madhe e institucioneve shëndetësore tejkalojnë buxhetin e tyre dhe Fondi duhet të miratojë mjete shtesë për furnizim me ilaçe, thotë Mile Sugarev, ish ushtrues detyre drejtor dhe drejtues i sektorit të financave në Fondin Shëndetësor. Megjithatë, ai mohon të ketë pasur njohuri për keqpërdorime eventuale.

 

“Gjatë periudhës së mandatit tim gjashtëmujor si ushtrues detyre drejtor nuk kam marrë asnjë ankesë për punën e Onkologjisë. Unë nuk kam asnjë njohuri, as nga jashtë, as nga Fondi dhe as nga burime anonime për keqpërdorime të terapisë biologjike”, u shpreh Mile Sugarev, Sektori për Financa në Fondin e Sigurimit Shëndetësor.

 

I pyetur për raportet e revizionit i cili ka konstatuar se janë blerë ilaçe edhe pa pasur dëshmi për miratim nga Fondi, ish drejtori i Fondit Shëndetësor Faton Ahmeti konfirmoi se fondi s’ka dhënë miratim.

 

“Ne si Fond për Sigurim Shëndetësor nuk kemi kompetenca të vërtetojmë nëse një veprim përbën shkelje ligjore por veprojmë sipas ligjit për siguri shëndetësore. Të gjitha kontrollet dhe mbikëqyrjet që janë bërë nga fondi me dokumentet janë dërguar te organet kompetente si Ministria e Financave, e Shëndetësisë dhe Enti Shtetëror i Revizionit dhe organe të tjera kompetente për t’i shqyrtuar ato”, tha Faton Ahmeti, ish drejtor i Fondit Shëndetësor.

 

Deri tani në komisionin hetues kanë dëshmuar ish ministrat Bekim Sali dhe Venko Filipçe dhe ministrat aktual Fatmir Mexhiti dhe Oliver Spasovski. Skandali në Onkologji ka të bëjë me dyshimet për vjedhjen e terapive të të sëmurëve me kancer dhe shitjen e terapive jashtë klinikës ilegalisht. /Alsat.mk

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit