3.8 C
Skopje

Bota e varros njerëzoren e vet, në varrin e gërryer nga fëmijët e saj më të ‘civilizuarit’!

Mos i shikoni ato pamje lemeritëse nga spitali i bombarduar në Gazë, sepse ato kërkojnë të jesh i pandjeshëm dhe i pashpirtë.

Ato pamje drithëruese e pasqyrojnë të vërtetën e dhembshme se kjo botë – me në krye pjesën e saj më të ‘civilizuarën’, atë Perëndimoren – nuk qëndron mbi bazat e humanizmit dhe njerëzores, por mbi ato raciste dhe të parasë, mbi ato që të bëjnë të ndejshëm ndaj fëmijës izraelit, por jo edhe ndaj fëmijës së masakruar palestinez.

Dhe si e tillë, kjo botë nuk ia mohon Izraelit të drejtën të mbrohet nga sulmuesit, por duke mos treguar nëse kjo e drejtë i takon edhe popullit palestinez, duke mos treguar pra se kush do i mbrojë fëmijët palestinez nga terrori shtetëror izraelit?!

Ndërkohë shtatë dekada me radhë, po kjo botë ‘humane’, i lejoi Izraelit ta vjedh tokën palestineze, të burgosë, të keqtrajtojë e të vret edhe fëmijë palestinez.

Shtatë dekada me radhë kjo botë i duartrokiste izraelit kur ai ‘mbrohet’ nga gurët e fëmijëve palestinez, por e dënonte ashpër çdonjërin që ua prishte gjumin izraelitëve.

Dhe këtë e bëri mbase pse bota Perëndimore e vuan kompleksin e holokaustit monstruoz dhe shumë krimeve tjera të tmerrshme mbi njerëzimin, e të cilat ‘atdhe’ e kanë Evropën, e jo botën e ‘prapambetur’ Lindore.

Po pra, mos i shikoni pamjet rrëqethëse të trupave të masakruar në spitalin e Gazës, sepse ato nuk mund t’i përballë njeriu që mundohet ta mirëmbajë njerëzoren në vetvete.

Pra mos i shkoni ato pamje tmerruesi që e pasqyrojnë të sotmen kur Izraeli e varros çdo gjë njerëzore, në varrin që bashkërisht e gërryen më të ‘civilizuarit’ e kësaj bote.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit