Pushuesit që udhëtojnë drejt jugut po përballen sërish me trafik të rënduar në tunelin e Gotthardit.
Edhe në 1 Gusht, Ditën Kombëtare të Zvicrës, drejtuesit e automjeteve që po udhëtojnë drejt jugut të vendit po përballen me kolona në hyrjen veriore të tunelit të Gotthardit, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të trafikut, pritja për të kaluar tunelin ka arritur në rreth një orë, ndërsa fluksi i madh i automjeteve lidhet me festën kombëtare dhe fundjavën, kur shumë persona nisen drejt destinacioneve turistike në jug të Zvicrës dhe Italisë.
Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të planifikojnë udhëtimin me kujdes dhe të llogarisin kohë shtesë për shkak të trafikut të rënduar./Albinfo.ch
Për më shumë detaje – Këtu






