Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) ka shqyrtuar sot gjendjen me kollën e keqe në vend dhe ka shpallur epidemi në Qytetin e Shkupit, ku janë regjistruar 14 raste. Sipas Petliçkovskit edhe përkundër se epidemia tingëllon ashpër, tha se qëllimi është që institucionet përkatëse më lehtë të përballen me rrezikun që vjen nga kjo sëmundje.
“Biseduam për virozat dhe për gjendjen me kollën e keqe, i shqyrtuam numrat. Numrat e fundit flasin se kemi 18 raste te konfirmuara të kollit të keq, dhe ky numër është në rritje, posaçërisht në qytetin e Shkupit ku janë paraqitur 14 raste, andaj dhe vendosëm që të shpallim epidemi për qytetin e Shkupit, kjo tingëllon pak ashpër, por realisht duhet të në e lehtësoj punën gjatë përballjes me rrezikun i cili vjen nga kolla e keqe”, tha Petliçkovski. /Alsat.mk