Mijëra euro borxhe ndaj EVN-së, ndërmarrjeve publike dhe palëve të tjera dhe përkundër kësaj, kemi trashëguar një realitet të papranueshëm: mjedis të ndotur, ujë të kontaminuar dhe deponi të egra pranë bashkësive tona lokale.
Fshatrat tona, që natyra i ka bekuar me bukuri të rrallë, sot përballen me pasoja të drejtpërdrejta të viteve të neglizhencës dhe menaxhimit të papërgjegjshëm.
⚡ Vetëm për energjinë elektrike, kryesisht për pompat e kanalizimeve dhe ujësjellësve, shifrat janë alarmante:
📍 Në Dollogozhdë, detyrimet arrijnë në 15.543.290 denarë (rreth 254.000 euro)
📍 Në Misleshovë, Frëngovë, Bogovicë dhe Pohum, detyrimet arrijnë në 506.400 denarë (rreth 8.300 euro)
Ndërkohë, jemi në proces shqyrtimi edhe të gjendjes në ndërmarrjen publike në Oktis.
🌍 Nga ana tjetër, përballemi me kodra të mbushura me mbetje të forta, kanale dhe përrenj të bllokuar nga mbeturinat urbane – një situatë që nuk mund dhe nuk duhet të vazhdojë më.
❗ Nuk mund të vazhdohet kështu.
👉 Prandaj, në të ardhmen e afërt, ftojmë për një debat të hapur publik me qytetarët dhe përfaqësuesit lokalë për menaxhimin e ujit dhe mbetjeve në komunitetet tona.
Duhet të diskutojmë hapur:
si të menaxhojmë më mirë furnizimin me ujë,
si të ndalim praktikat e pagesave paushall,
si të rrisim kapacitetet e ndërmarrjeve publike,
dhe si të vendosim standarde të reja për mbrojtjen e mjedisit.
✅ Aty ku duhet, do të zgjerojmë kapacitetet.
✅ Aty ku është e arsyeshme, do të përfshijmë më shumë shërbime.
✅ Por mbi të gjitha, do të vendosim rregull dhe përgjegjësi.🌱 Natyrë të pastër.
———




