Klekovski në Spitalin e Tetovës: Brenda dy muajve do të nis punësimi i 600 specialistëve

Advertisement

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, gjatë vizitës së sotme në Spitalin Klinik të Tetovës, njoftoi se ka përfunduar procesi i punësimit të 1.500 punonjësve shëndetësorë të cilët më parë kanë punuar me kontratë në institucione shëndetësore në vend.

Klekovski tha se me këtë hap është përmbyllur një proces që punonjësit e kanë pritur për një kohë të gjatë.

“Me këtë hap e kemi përfunduar një proces që mjekët e rinj gjatë e kanë pritur. Bëhet fjalë për 1.500 punonjës me kontratë në të gjithë vendin”, deklaroi Klekovski.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se brenda dy muajve pritet të nisë procesi i punësimit të 600 specialistëve, prej të cilëve 22 do të angazhohen në Spitalin Klinik të Tetovës.

Ai foli edhe për investimet në Spitalin e Tetovës, duke theksuar se bëhet fjalë për një projekt të madh ku do të përfshihen Banka Botërore dhe Komuna e Tetovës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit