LSDM: Pensionistët do të kishin përfituar më shumë me metodologjinë e mëparshme

Advertisement

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Hristijan Mickoski se pensionet nga shtatori do të harmonizohen sipas metodologjisë së përcaktuar me ligj.

Nga LSDM vlerësojnë se pensionistët kanë përfituar më pak nga rritjet lineare të pensioneve dhe se, sipas tyre, me metodologjinë e mëparshme do të kishin marrë shuma më të larta.

Sipas LSDM-së, në shtator 2025 pensionistët me pensionet më të ulëta do të kishin marrë rritje prej rreth 1.280 denarësh, ndërsa pensionistët me pensione më të larta do të kishin përfituar nga 1.550 deri në 3.100 denarë, ose mesatarisht rreth 2.000 denarë.

LSDM thekson se në mars 2026 të gjithë pensionistët morën rritje lineare prej 1.000 denarësh, ndërsa sipas përllogaritjeve të saj, me metodologjinë e mëparshme rritja do të ishte nga 1.500 deri në 1.800 denarë.

Partia opozitare pretendon se me modelin linear pensionistët kanë përfituar më pak dhe vlerëson se harmonizimi sipas metodologjisë së mëparshme do të sillte rritje më të larta për pensionistët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit