Këshilltarët e BDI-së në Çair kërkojnë kompensim urgjent për dëmet nga përmbytjet

Advertisement

Këshilltarët e BDI-së në Komunën e Çairit kërkuan shpalljen urgjente të një thirrjeje publike për evidentimin dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut. Ata kërkojnë që komisioni për vlerësimin e dëmeve të nisë menjëherë punën në terren dhe qytetarët të dëmshpërblehen pa vonesa. BDI gjithashtu kërkon përgjegjësi institucionale për  siç thonë, gjendjen e krijuar, duke ngritur pyetje mbi mungesën e infrastrukturës për mbrojtje nga vërshimet.

“Në seancën e djeshme të Këshillit të Komunës së Çairit, ne, këshilltarët e BDI-së, kërkuam nga Komuna që menjëherë të shpallë thirrje publike për evidentimin dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e fundit. Qytetarët e Çairit nuk kanë nevojë për justifikime. Ata kanë nevojë për veprim. Dhjetëra familje dhe biznese kanë pësuar dëme serioze, ndërsa institucionet ende nuk kanë dalë me një plan të qartë se si do të trajtohen këto pasoja. Prandaj, kërkuam që Komisioni për vlerësimin e dëmeve të fillojë menjëherë punën në terren, të evidentojë çdo dëm dhe të përfundojë procedurat në afatin më të shkurtër të mundshëm, në mënyrë që qytetarët të kompensohen sa më shpejt”, tha Verona Aliu  nga BDI.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit