4.8 C
Skopje
Sunday, January 26, 2025

Këshilli Gjyqësor i RMV-së të premten do të zgjedhë kryetarin e ri

Këshilli Gjyqësor paralajmëroi se më 3 janar, e premte, do të zgjedhë kryetarin e ri, transmeton Portalb.mk.

Zgjedhja e kryetarit të ri të Këshillit vjen pikërisht një muaj pasi Vesna Dameva dha dorëheqje nga kjo pozitë më 2 dhjetor. Në shpjegimin e dorëheqjes së saj, Dameva tha se në periudhën e fundit janë bërë përpjekje nga politikanë të caktuar për të dëmtuar integritetin e saj personal.

Në këtë kuptim, ajo theksoi drejtpërdrejt kryeministrin Hristijan Mickoski dhe deputetin nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antonijo Milloshoski.

Kryeministri Hristijan Mickoski paraprakisht sot iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me shkarkimin e paralajmëruar të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, për çka ai tha se nuk do të pajtohej pasi mënyra me të cilën duhet të kërkohet përgjegjësi nga anëtarët e Këshillit është antikushtetues dhe i paligjshme, siç pohojnë disa ekspertë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit