12.8 C
Skopje
Tuesday, April 30, 2024

Kërkojmë zbardhjen e plotë të ndalimit të gazetarit Furkan Saliu, të respektohen të gjitha të drejtat dhe liritë e tij si gazetar

Në reagimin e saj për arrestimin e gazetarit Furkan Saliu, nga VMRO-DPMNE në kumtesë për mediat thonë se e respektojnë plotësisht punën dhe lirinë e gazetarëve dhe kërkojnë që rasti të zbardhet plotësisht.

“E mbrojmë dhe plotësisht e respektojmë veprimtarinë gazetareske dhe lirinë e gazetarëve për të raportuar dhe shkruar për ngjarje dhe tema me interes publik, pa asnjë llojë pengese.

Çdo gazetar ka mbështetjen tonë. VMRO-DPMNE nuk e përkrah dhunën dhe dënon çdo lloj sulmi ndaj zyrtarëve të MPB-së. Kjo duhet të dënohet nga të gjitha palët dhe nëse dëshmohet se ajo ka ndodhur atëherë kryerësi duhet të mbajnë të gjitha pasojat sipas ligjeve dhe Kushtetutës.

Kërkojmë zbardhjen e plotë të rastit të arrestimit të gazetarit Furkan Saliu dhe respektimin e të gjitha të drejtave dhe lirive të tij si gazetar”,thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit