17.8 C
Skopje
Wednesday, May 1, 2024

KE: Nuk ka avancim të reformave në gjyqësor dhe luftës kundër korrupsionit

Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut del me ka kritika serioze për reformat në gjyësor. Vërejtjet e Brukselit, përveç se në gjyqësor kalojnë edhe në reformat në administratën publike, luftimin e korrupsionit si dhe përçarjen e fortë dhe partizimin e punës së parlamentit.

Për sistemin gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit vlerësohen është në “nivelin mesatar  të gatishmërisë”.

Nuk ka pasur progres në gjyqësor gjatë periudhës së mbuluar nga raporti. Këshilli Gjyqësor duhet të përpiqet të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e gjyqtarëve dhe institucioneve… Shkarkimi kontrovers i kryetarit të Këshillit Gjyqësor solli shqetësime për ndikim politik. Miratimi i një strategjie të re për gjyqësorin është me vonesë”, thuhet në raportin e KE-së.

Brukseli thotë se edhe në luftën kundër korrupsionit, vihet re se nuk ka pasur progres.

“Korrupsioni është i përhapur në shumë fusha dhe është një çështje shqetësuese. Është rritur numri i shtyrjeve dhe kthimeve të çështjeve gjyqësore të lidhura me korrupsionin e lartë, gjë që ka rezultuar në vjetërsimin e disa prej këtyre çështjeve. Kodi Penal u ndryshua me një procedurë të shpejtë parlamentare që çoi në uljen e dënimeve maksimale për krime të veçanta korrupsioni, dhe kjo nga ana e saj u reflektua në ndalimin dhe madje shfuqizimin e një numri të madh të rasteve të korrupsionit të lartë, disa prej tyre të nisura nga ish PSP-ja. Ndryshimet bllokojnë gjithashtu përpjekjet e institucioneve kompetente për të hetuar dhe ndjekur penalisht vepra të ngjashme. Ky është një shqetësim”, thuhet në raport.

Në ballafaqimin me krimin e organizuar, raposti thotë se vendi po ecën më mirë pasi vërehet se ka pasur progres dhe se ka bashkëpunim të mirë me vendet e BE-së dhe rajonit. Megjithatë, priten masa të mëtejshme në trajtimin e pastrimit të parave dhe krimeve të ngjashme financiare.

Lidhur me punën e Parlamentit, mund të konstatohet se ajo ishte e rënduar nga polarizimi politik, i cili, vonon miratimin e shumë ligjeve reformuese dhe emërimeve të rëndësishme, shkruhet mes tjerash në raportin e Komisionit Evripian për Maqedoninë e Veriut./Ora24.tv

Më shumë detaje nga raporti – https://nam10.safelinks.protection.outlook.com/?url=https%3A%2F%2Fneighbourhood-enlargement.ec.europa.eu%2Fnorth-macedonia-report-2023_en&data=05%7C01%7Cjbojadzi %40voanews.com%7C9cb411f660984806ab0108dbe056edd2%7Cba99e87c673541c2b1c1354eee3a8659%7C0%7C0%7C6383504CU4620%7C0%7C0%7C6383504CU4620%Z7C6383504CU4620 eyJWIjoiMC4w LjAwMDAiLCJQIjoiV2luMzIiLCJBTiI6Ik1haWwiLCJXVCI6Mn0%3D%7C3000%7C%7C%7C&sdata=qnXfOxFZYOHzHuZJgvRFLy8cfA

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit