Katërvjeçari nga Shkupi përplaset nga një veturë në Gostivar, dërgohet me lëndime të rënda në Shkup

Advertisement

Një fëmijë katërvjeçar nga Shkupi është përplasur nga një automjet në një rrugë në Gostivar dhe më pas është dërguar në klinikat e Shkupit.

Dje në orën 16:00, në OVR Gostivar është raportuar se në rrugën „Zheleznichka“ në Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti të udhëtarëve „Ford Kuga“ me targë zvicerane, i drejtuar nga G.Xh. (35) nga fshati Çegranë, i cili ka goditur një këmbësor – një fëmijë katërvjeçar nga Shkupi. Në aksident, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës mjekësore është dërguar në Kompleksin e klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup, njoftuan nga policia e Tetovës.

Vëzhgimi në vendngjarje është kryer nga një ekip i DPB Gostivar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit