Katër persona të ndaluar në Shkup, u sekuestruan kokainë dhe marihuanë

Advertisement

Policia ka privuar nga liria katër persona në dy raste të ndara në zonën e Karposhit në Shkup, gjatë të cilave janë sekuestruar kokainë dhe marihuanë.

Më 9 gusht rreth orës 01:00, policia ka ndaluar M.D. (42) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar kokainë, marihuanë, peshore digjitale me mbetje kokaine, si dhe sende të tjera për të cilat dyshohet se kanë origjinë nga vepra penale.

Një ditë më parë, më 8 gusht rreth orës 20:30, në rrugën “Bukureshka”, janë privuar nga liria D.M. (23), M.Ç. (23) dhe një 16-vjeçare, të gjithë nga Shkupi.

Gjatë kontrollit, te D.M. janë gjetur dhe konfiskuar një sasi më e madhe marihuane dhe kokainë.

Personat janë ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit