4.8 C
Skopje
Sunday, January 26, 2025

Kasami: Vitin e ardhshëm edhe më shumë do t’i ndëshkojmë abuzuesit e pushtetit

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në koktejin e fundvitit të VLEN ka folur për ngjarjet e fundit që kryesisht lidhen me rastet gjyqësore, transmeton TV21.

Ka përmendur personat e futur në listën e zezë dhe ka bërë të ditur se “ngjarjet e fundit japin shpresë” që “vitin e ardhshëm edhe më shumë të ndëshkohen abuzuesit e pushtetit”.

“Falë Koalicionit VLEN ne arritëm të kthejmë shpresën dhe drejtësinë në vend. Ky ishte një vit tranzicioni mes të vjetrës dhe të resë, vit ku duhej të shiheshin dallimet. Mendoj se shkëndija e parë u pa dhe këto shkëndija janë dëshmues të qartë për përkushtimin e VLEN-it, për vlerat që dëshiron t’i instalojë në politikë. Ngjarjet që ndodhën, veçanërisht në këtë fundvit, na japin optimizëm për një të ardhme më të mirë. Vitin e ardhshëm do të jetë rritja e mirëqenies ekonomike, do të ndërmarrim hapa për të përmirësuar standardin e jetesës për të krijuar vende të reja të punës dhe për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme. Por, në këtë rrugëtim nuk do të ndalemi në rrugën tonë në luftimin e korrupsionit. Vitin e ardhshëm do të angazhohemi edhe më tepër për çrrënjosjen e kësaj plage në shoqëri. Do të ndëshkojmë pa mëshirë çdo akt abuzimi me pushtetin”, tha Kasami.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit