Kasami: Vijojnë punimet për qarkoren Lisec–Kodra e Diellit, synohet hapja para sezonit dimëror

Advertisement

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se po vijojnë me intensitet punimet për hapjen e qarkores së re që lidh Lisecin me Kodrën e Diellit.

Sipas Kasamit, synimi është që rruga të përfundojë dhe të jetë funksionale para sezonit të ri dimëror, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe reduktimin e kolonave që krijohen në këtë zonë gjatë sezonit.

Kasami theksoi se për vite me radhë qytetarët janë përballur me kolona, vështirësi në qarkullim dhe mungesë të zgjidhjeve infrastrukturore.

“Po punohet intensivisht për hapjen e qarkores së re Lisec – Kodra e Diellit, e cila po punohet të jetë e gatshme për sezonin e ri dimëror. Për vite me radhë, qytetarët janë përballur me kolona, kaos dhe mungesë zgjidhjesh konkrete. Sot, po punojmë që këto probleme t’i lëmë pas”, ka shkruar Kasami.

Ai shtoi se përmes këtyre punimeve synohet krijimi i infrastrukturës që do t’i shërbejë Tetovës, qytetarëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të Kodrës së Diellit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit