Kasami pret U.D presidentes, Albulena Haxhiu: Do të jemi afër Qeverisë së re të Kosovës

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka pritur sot UD presidenten e Kosovës, Albulena haxhiu me të cilën kanë biseduar ër projekte të përbashkëta mes dy vendeve duke konfirmuar njëkohëosht marrdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Kasami ka thënë se do të jenë afër qeverisë së re të Kosovës për ta vazhduar thellimin e bashkëpunimit.

Postimi i plotë i Bilall Kasamit

Mirëprita sot në Tetovë presidenten në detyrë të Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu.
Biseduam për projektet e përbashkëta mes dy qeverive tona, marrëdhëniet e shkëlqyera mes shteteve tona dhe lidhjet e ngushta të shqiptarëve në dy anët e kufirit.
Folëm edhe për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit si dhe rëndësinë e stabilitetit politik dhe formimin e institucioneve bazuar në vullnetin politik të qytetarëve të shprehur me votë.
Do të jemi afër qeverisë së re në Kosovë dhe do ta vazhdojmë e thellojmë bashkëpunimin e shkëlqyer.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit