Kasami pret ambasadorin britanik Matthew Lawson: Rruga drejt BE-së, e vetmja garanci për paqe dhe stabilitet në rajon

Advertisement

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në një takim miqësor ambasadorin e Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Matthew Lawson.
Gjatë këtij takimi, dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar lart marrëdhëniet mes dy vendeve dhe kanë shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Integrimi në BE dhe mbështetja britanike
Kreu i Tetovës ka shprehur mirënjohje të veçantë për rolin dhe ndihmën që Britania e Madhe po jep në proceset integruese të vendit.

“Falënderova ambasadorin Matthew Lawson për ndihmën dhe përkrahjen që po i jep vendit tonë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si rruga e vetme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë Kasami pas takimit.

Sipas Kasamit, takimet e këtij niveli rikonfirmojnë përkushtimin institucional për bashkëpunim ndërkombëtar dhe progres të gjithanshëm.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit