Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, para mbajtjes së Kongresit të VLEN-it (më 9 maj), tha se ajo që ndodh me VLEN-in nuk ka ndodhur në historinë e Maqedonisë. Kasami tha se pesë parti bashkohen në një dhe se kanë treguar se kanë kapacitet funksionimi.
“Ajo që ndodh me VLEN-in është diçka e re dhe nuk ka ndodhur në Maqedoni në 30 vitet e fundit. Për herë të parë bashkohen pesë parti politike dhe tani nga 9 maji do të jenë një parti politike”.
“Kjo ishte vullnet i popullit shqiptar në Maqedoni, të cilët kërkuan kohën për bashkim, prandaj vlerësoj se VLEN është vullnet i popullit shqiptar. Kemi treguar se kemi kapacitet për të funksionuar, vendimet i kemi sjellë me konsensus dhe nuk kemi pasur problem”, tha Kasami.





