Kasami: Pas 25 ditësh aktivitete, sonte përfundon “Tetova n’Festë”

Advertisement

Në Sheshin “Iliria” në Tetovë, sonte duke filluar nga ora 19:30 do të zhvillohen finalet e turneut Street Basket 3×3, aktivitet që shënon edhe përmbylljen e manifestimit veror “Tetova n’Festë”.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përmes një njoftimi ka ftuar qytetarët të ndjekin finalet dhe të jenë pjesë e mbrëmjes përmbyllëse të programit.

“Tetova n’Festë” u organizua gjatë 25 ditëve me aktivitete të ndryshme kulturore, sportive, muzikore dhe argëtuese.

Në mesazhin e tij, Kasami falënderoi organizatorët, pjesëmarrësit, artistët, sportistët, bashkëpunëtorët dhe qytetarët për kontributin dhe pjesëmarrjen në aktivitetet e zhvilluara, duke i ftuar ata të marrin pjesë edhe në mbrëmjen finale.

Finalet e Street Basket 3×3 pritet të përmbyllin programin e këtij edicioni të “Tetova n’Festë”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit