17.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Kandidaturat për president në Maqedoni, kush mund të jenë?!

Në Maqedoninë e Veriut po bëhen parapërgatitjet e partive politike për zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, gjegjësisht në mars ose prill 2024.

Por opozita po insiston që presidencialet të mbahen në pako me ato parlamentare, që po ashtu të rregulltat duhet të mbahen nga fillimi i verës së 2024, përcjell INA.

Përkundër këtyre debateve, tashmë ka njsur qarkullimi i kandidaturave jozyrtare nga partitë politike.

LSDM po zhvillon anketime të brendshme por duke mos publikuar emra kandidatësh.

Jozyrtarisht në garë pritet të jenë presidenti aktual Stevo Pendarovski dhe ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, por sipas TV24, po spekulohet edhe emri i ish-kryeministrit Zoran Zaev.

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka mundësi që paraardhësi i tij Zaev të jetë kandidat për president, tha se është ende herët të flitet për këtë, edhe pse të gjithë kanë shanse të barabarta, por ai tha se ekziston edhe një procedurë e veçantë me të cilën do të zgjidhet kandidati i ri për president.

Edhe në VMRO-DPMNE po vijojnë sondazhet e brendshme, ku siç mësohet në listën e ngushtë kanë hyrë rreth 20 emra.

Ndër më të njohurit janë emri i profesoreshës Gordana Siljanovska Dafkova, e cila në zgjedhjet e kaluara ishte kundër kandidate e Pendarovskit, profesori Jove Kekenovski që ka vetëshpallur kandidimin.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski theksoi se fitues do të jetë ai që do të marrë shumicën e votave.

Ndërkohë në bllokun politik shqiptar, vetëm opozita shqiptare e përbërë nga BESA, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike ka bërë të ditur se do të dal me kandidat shqiptar.

Ndërkohë BDI vazhdon të heshtë dhe të mos qartësoj se a do përkrahë kandidatin e LSDM sikur në zgjedhjet e kaluara. Por, edhe Aleanca për Shqiptarët deri tani nuk ka ndonjë vendim se a do të dalin me kandidat të tyre.

Ambiciet për kryetar të shtetit kanë shpalosur edhe Dr.Velo Markovski, Stevçe Jakimovski nga partia minore GROM, ish-deputeti i partisë rome, Samka Ibraimovski. (INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit