12.8 C
Skopje
Monday, May 13, 2024

Kampioni i botës nxjerr në ankand vilën luksoze

Kampioni i Botës, Kafu në telashe për një borxh prej mbi 3 milionë eurosh, të cilin duhet ta shlyejë. Gjithçka filloi në vitin 2019 me falimentimin e “Capi Penta International Player”, një kompani e themeluar pesëmbëdhjetë vjet më parë për të menaxhuar karrierën e agjentëve dhe lojtarëve në botën e futbollit.

Ndërkohë mësohet se borxhi ndaj Bankës, Banco Industrial, është 777,000 euro. Kafu do të detyrohet të nxjerrë në ankand vilën Barueri (në shtetin e Sao Paulo) e cila ka një vlerë të vlerësuar prej 7.4 milionë euro.

Thirrja e parë do të bëhet më 4 prill dhe, nëse nuk është shitur, do te rikthehet ne ankand me gjysmën e çmimit. Në këtë mënyrë ai do të jetë në gjendje të mbulojë borxhet e tij.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit