Me shumicën e votave “për”, deputetët në seancën e 125-të të sotme të Kuvendit i kanë miratuar ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për udhëheqës të lartë dhe të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik.
Në seancën e sotme shumica i miratoi edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për paga dhe kompensime tjera për personat e zgjedhur dhe të emëruar dhe të Ligjit për pyjet.
Për shkak të mungesës së mundësive të rregullores për pikat tjera të debatit, nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska e ka ndërprerë seancën, ndërsa për vazhdimin e saj do të ketë njoftim shtesë.
Në rend të ditës së seancës së 125-të të Kuvendit për shqyrtim janë propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunës administrativë dhe të Ligjit për punë të jashtme, si dhe propozim Programi kombëtar për arsim të lartë me propozim masa, për periudhën 2025-2030 dhe propozim Programi kombëtar për veprimrari shkencoro-hulumtuese me propozim masa, për periudhëln 2025-2030.






