7.8 C
Skopje
Monday, April 29, 2024

Kalendari historik, 24 mars

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 24 mars, shkruan Kosova Post.

24 Marsi është dita e 83-të e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 282 ditë.

24 mars 1882 –Robert Koch njoftoi se ka zbuluar bakterin, i cili shkakton sëmundjen e tuberkulozit. Për këtë zbulim ai u pa i denjë për Çmimin Nobel të vitit 1905 në mjekësi. Organizata Botërore e Shëndetësisë për nder të këtij zbulimi 24 marsin e shpalli si “Dita Botërore e Tuberkulozit”.

24 mars 1905 – Vdes shkrimtari francez, Jules Verne, i cili njihet si “babai i zhanrit fantastikoshkencor”

24 mars 1923 –Mustafa Qemal Pashai (Ataturku) doli në kopertinën e revistës amerikane “Time”.

24 mars 1933 – Në Gjermani, Hitleri arriti të ketë në dorë një fuqi diktatoriale me miratimin më 24 mars të dekretit që i njihte atij kompetenca të jashtëzakonshme për vendosjen e rendin në vend duke treguar si arsyetim për këtë zjarrin që kishte rënë më 27 shkurt në Reichstag.

24 mars 1976 – Përmbyset me një grusht shteti pa gjakderdhje Presidentja e Argjentinës, Isabel Peron.

24 mars 1999 – Për shkak të luftimeve në Kosovë, NATO-ja filloi një operacion ajror ndaj ish-Jugosllavisë. Fushata e bombardimeve të zhvilluara gjatë Operacioneve të Forcave Aleate ishin bombardimet më intensive në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore, të cilat u bënë shkak për ndarjen e Kosovës nga Serbia.

24 mars 2006 – Organizata ETA në Spanjë shpalli armëpushim të përhershëm dhe të qëndrueshëm.

1999 – Lufta në Kosovë: NATO fillon bombardimet ajrore kundër Jugosllavisë për të ndalur një valë të re spastrimi etnik të Kosovës – Për herë të parë që nga koha e krijimit (4 prill 1949), NATO sulmonte një vend sovran. Rrënjët e luftës në Kosovë lidheshin me ardhjen e Sllobodan Millosheviqit në pushtet në fund të viteve 1980, dhe me lojrat a përpjekjet diplomatike dhe kërcënimet ushtarake që dështuan për të zgjidhur konfliktin midis Jugosllavisë dhe shqiptarëve të Kosovës. Lufta ajrore e Natos me Serbinë dhe hapa të tjerë ushtarakë e diplomatikë më në fund çuan në fitoren e NATO-s në qershor të po atij viti (1999)

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit