Drejtori i Burgut të Shkupit në Shuto Orizare, Boban Utkovski, ka dhënë dorëheqje nga detyra, konfirmuan nga Qeveria.
Sipas Qeverisë, Utkovski ia ka dorëzuar dorëheqjen Qeverisë, ndërsa ajo pritet të shqyrtohet në njërën nga mbledhjet e ardhshme.
Në dorëheqjen e tij, Utkovski ka deklaruar se arsyeja e largimit nga detyra është personale.
Nga Qeveria bëjnë të ditur se pas emërimit të drejtorit të ri të Burgut të Shkupit në Shuto Orizare, publiku do të informohet në kohën e duhur dhe në mënyrën e përshtatshme.






