Inteligjenca artificiale nuk do të çojë në zhdukjen e vendeve të punës, por përkundrazi do të rrisë nevojën për fuqi punëtore, tha themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos, gjatë një konference në Paris, shkruan BBC.
Duke iu përgjigjur shqetësimeve në rritje se IA-ja mund të zëvendësojë një pjesë të madhe të punonjësve, Bezos mbajti një qëndrim optimist, duke argumentuar se teknologjia do të hapë mundësi të reja dhe do të rrisë kërkesën për punë njerëzore.
Sipas tij, zhvillimi i inteligjencës artificiale nuk është i kufizuar nga ambicia njerëzore, por nga pengesat që teknologjia mund të ndihmojë të tejkalohen.





