4.8 C
Skopje
Monday, November 11, 2024

Janevska: Më shumë së 70 për qind e nxënësve të shkollave të mesme mësojnë në drejtime profesionale

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka deklaruar se më shumë së 70 për qind nga numri i përgjithshëm i nxënësve të shkollave të mesme, mësojnë në drejtime profesionale. Duke iu drejtuar të pranishmëve me rastin e përfundimit të projektit për rritjen e rëndësisë dhe gjithëpërfshirjes së arsimit profesional, Janevska vlerësoi se vendi mund të mburret me shkolla të mesme profesionale të pajisura me ambiente të mira shkollore dhe me planprograme të reformuara me përfaqësim më të madh të formimit praktik.

Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës

Është krijuar koncepti i arsimit dual, me përfshirje në mësimdhënien e mbi 550 kompanive, është zhvilluar një sistem bursash për studentët që zgjedhin arsimin profesional me mbi 1.500 bursa në vit, janë krijuar tre qendra rajonale për arsimin dhe aftësimin profesional, dy janë në zvhillim dhe tre të reja që do t’i vendosim në rajonet e planifikuara”.

Janevska theksoi se këto janë rezultatet më të rëndësishme të arritura të projektit të mbështetur nga BE. Sipas saj edhe pse projekti është ka përfunduar, bashkëpunimi me ekspertët do të vazhdojë edhe më tutje ku përveç ekspertëve të projektit, të pranishëm në aktivitet janë edhe përfaqësues nga sektori i arsimit. Projekti u realizua për 36 muaj.

Ministrja kujtoi se legjislacioni që rregullon arsimin e mesëm, arsimin profesional dhe arsimin e të rriturve, aktualisht është në përditësim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit