Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka vizituar qumështoren Nordmilk në Çellopek, ku është takuar me vëllezërit Ramadan dhe Elham Mehdiji.
Huseini i ka cilësuar ata si shembull të një familjeje të ndershme dhe punëtore, duke përmendur edhe traditën familjare të punës dhe ndershmërisë, të trashëguar nga kryefamiljari Agim Mehdiji.
“Bizneset si Nordmilk meritojnë mbështetje konkrete, sepse forcojnë ekonominë vendore, krijojnë mundësi dhe dëshmojnë se puna e ndershme jep rezultate”, ka theksuar Huseini.
Ai ka shtuar se, nëse zgjidhet kryetar i Bërvenicës, do të angazhohet që bizneset vendore të kenë më shumë mbështetje dhe kushte më të mira për zhvillim.








