Drogë, armë dhe para në banesë – kallëzim penal ndaj 24-vjeçarit nga Shkupi!

Advertisement

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), gjatë bastisjes së banesës së Gj.S. (24), më 3 shkurt 2026, janë sekuestruar marihuanë, pistoletë e markës “Crvena Zastava”, municion, peshore digjitale dhe para në prerje të ndryshme.

Në peshoren digjitale janë konstatuar edhe gjurmë të THC-së dhe kokainës.

Ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, si dhe për posedim të paligjshëm të armëve.

Policia nuk ka bërë të ditur sasinë e drogës dhe shumën e parave të sekuestruara.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit