Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, së bashku me bashkëkryetarin e VLEN-it, Izet Mexhiti, dhe aktivin politik, kanë vizituar fshatin Çellopek, ku kanë zhvilluar takime dhe biseda të drejtpërdrejta me banorët.
Gjatë takimit, Huseini ka theksuar se qëndrimi pranë qytetarëve është pjesë e angazhimit të tij të përditshëm, duke shprehur bindjen se mbështetja e banorëve po rritet.
“Çdo ditë jemi mes banorëve, dëgjojmë kërkesat e tyre dhe bisedojmë për projektet që duhet të realizohen në Bërvenicë. Mbështetja që po marrim në çdo vendbanim na jep motiv shtesë për të vazhduar këtë angazhim”, ka deklaruar Huseini.
Vizita në Çellopek vjen në kuadër të takimeve të kandidatit të VLEN-it me banorët e vendbanimeve të Komunës së Bërvenicës, ku në fokus janë kërkesat lokale dhe projektet e parapara për zhvillimin e komunës.








