15.8 C
Skopje
Saturday, May 25, 2024

Ja dhjetë konkluzat që na dhuruan këto zgjedhje

Shkruan:Visar Ademi

Tani mund ti bejme me qetesi analizat e asaj qe ndodhi kete muaj. Ja 10 konkluzat (sipas meje) qe na dhuruan keto zgjedhje:

1. BDI duhet patjeter te reformohet me kuadro te reja. Ekipi kryesor i BDIse akoma mbahet nga njerez qe kane hyre ne parti si te rinj ne moshe a tash mezi i shohin shkronjat edhe me syza (me dioptri per afer 🙂
2.Fronti duhet ta kupton qe fuqia e saj inkluzive (e gjitheperfshirjes) nuk nenkupton qe patjeter te inkorporoj edhe kryetar partie per tu shpetuar karriera politike kur humbja oportune eshte shume me larte se perfitimet qe sjell ajo.
3. Duhet te kuptojne qe njerez qe e futen ofendimet, te sharrat dhe linçimet ne vokabularin politik ne te shkuaren nuk mund te na japin sjellje europiane (ndoshta vetem ne sllogan)
4. Korupcioni eshte problem ne shtet te varfur. Edhe perpara ka qene por tani shume me teper sepse sa me teper varferohet shteti aq me teper e ndjejne njerezit. Dhe kjo duhet te meret seriozisht nga te dyja taboret.
5. Te dy koalicionet treguan që ne te ardhmen veshtire me te kemi parti te forte (sic ishte PPD, PDSH dhe BDI) por gjithnje e me teper duhet te mesohemi me koalicone te fuqishme.
6. Definitivisht te ne nuk ka oferte politike, ide mendim, ideologji thjesht njerezit votojne kunder ose per te keqen me te vogel.
7. VLEN duhet besoj ta kete kuptuar qe ky rezultat i tyre (relativisht i mire) eshte me teper per te ndeshkuar FRONTIN jo vote per ta. Eshte e thjeshte, sepse te kishte qene vote per ta, ata do te kishin fituar.
8. VLEN duhet ta kuptoj qe perkrahja nga Albini dhe Mickovaki duhej te ishin VLERE E SHTUAR jo fillozofi veprimi.
9. Do duket kohe te kalojme nga parti me lidership te forte ne koalicione me demokraci inkluzive. E para prodhon discipline e dyta, demokraci te.mbrendshme dhe afatgjatesi veprimi.
10. Porosia e popullit shqiptar eshte se keto duhet te bien (shkojne) a keto te tjerit nuk duhet te vijne.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit