Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka ndarë një fotografi në rrjetin social Facebook me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka mirëpritur me fjalët: “Mirë se erdhe në Shkup, miku im!”.
Kjo vizit e Kurtit eshte vetëm pak ditë para Kongresit të VLEN-it, ndërsa arsyet e vizitës së Kurtit në Shkup ende nuk janë bërë të ditura.
Postimi ka tërhequr vëmendje në opinion, duke nxitur spekulime për takime dhe zhvillime të mundshme politike në ditët në vijim./Ora24.tv





