Izet Mexhiti ka njoftuar për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me shkollën “Idnina”, e cila po ndërtohet nga e para me kushte moderne dhe të përshtatura për fëmijët me nevoja të veçanta.
Gjatë periudhës së zhvendosjes, Komuna e Çairit do të sigurojë transport falas dhe të sigurt për nxënësit nga Çairi, përdorim falas të pishinës komunale, qasje në sallën sportive “Shaban Tërstena”, si dhe aktivitete të përbashkëta edukative e sportive.
Mexhiti thekson se zhvendosja e përkohshme nuk duhet të nënkuptojë më pak mundësi për fëmijët, ndërsa synimi është që ata të vazhdojnë të mësojnë, të zhvillohen dhe të jenë pjesë aktive e shoqërisë.







