3.8 C
Skopje
Saturday, December 14, 2024

Iu shpërndahen rreth 250 milion euro fermerëve të Maqedonisë nëpërmjet programit IPARD

Rreth 250 milionë euro do të vihen në dispozicion nëpërmjet IPARD 3 programi i 5 viteve vë vazhdim, pasi vendi pa një përvetësim të madh të IPARD 2, dhe tash, pas thirrjes të parë të programit IPARD 3, gjithashtu interes të lart për “Fokus” thotë Ljupço Nikolovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, përcjell Telegrafi.

Ai theksoi se procedura për aplikimin për personat që duan të përdorin mbështetjen e IPARD janë më të thjeshta dhe janë shkurtuar procedurat dhe ka pasur një sërë risish dhe lehtësimesh.

Gjatë 5 viteve të kaluara kanë përfunduar marrveshje me 2.369 fermerë, pra Maqedonia kishte nivelin më të lartë të shfrytëzimit, pra më shumë se Serbia, Turqia, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Përndryshe, IPARD është fond i BE për mbështetje dhe për zhvillimin e buqësisë. Programa është në mbështetje të sektori i bujqësisë dhe zhvillimit rural, me mbështetje financiare nga fondi evropian dhe fonde nga buxheti i shtetit.

Mjetet e ndara përmes këtij programi përdoren më së shumti për sistemet e ujitjes, ndërtimin e fermave, serave, blerjen e automjeteve të specializuara transportuese, blerjen e pajisjeve, rritjen e hardhisë dhe plantacione të tjera.

Ka një sërë shembujsh pozitivë përmes turizmit rural, pra shërbimeve për popullsinë rurale, duke përfshirë ndërtimin dhe rindërtimin e restoranteve, hoteleve etj.

Shumica e aplikantëve për “Focus” konstatojnë se aplikimet për IPARD përmbajnë kritere strikte që duhen plotësuar, por janë inkurajuar të aplikojnë për shkak të përfitimeve të mëdha dhe mbështetjes financiare të pakthyeshme.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit