Syla tha se këtë proces e përjeton me dhimbje të thellë, duke shprehur pakënaqësinë e tij për mënyrën se si po zhvillohet gjykimi në Hagë.
“Me sinqeritetin më të thellë e përjetoj në mënyrën më të thellë dhe më fyese”, u shpreh Syla, në KlanKosova.tv.
Ai deklaroi se katër ish-krerët e UÇK-së po përballen me një proces që, sipas tij, ka karakter politik dhe me formulime juridike të papranueshme.“…Unë ende besoj se katër liderët që janë në Hagë u gjykuan me një gjykim vërtet drastik, sepse ata u dënuan në mënyrë paradoksale nga një gjykatë plotësisht 100 për qind politike dhe me një formulim juridik të tmerrshëm dhe vrastar, siç është ndërmarrja e përbashkët kriminale…”, tha mes tjerash Syla.
Sipas tij, pjesa më tragjike e këtij procesi është fakti se ish-krerët e UÇK-së morën përgjegjësi për veprime që nuk u vërtetuan.








