Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi sot se Teherani vazhdon të besojë se diplomacia mund t’i japë fund luftës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë për gazetën shtetërore iraniane „Iran“, Araghchi tha se vendi i tij kërkon një marrëveshje që do të garantojë se lufta nuk do të përsëritet. Ai theksoi se Irani kërkon garanci se Uashingtoni është serioz në lidhje me negociatat, përpara se të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, transmeton Reuters.
Sipas tij, Irani ka zhvilluar bisedime me ndërmjetësit lidhur me formatin dhe natyrën e masave për ndërtimin e besimit.
Si „vija të kuqe“ të Teheranit, Araghchi përmendi mbajtjen e uraniumit të pasuruar në territorin iranian, por shprehu bindjen se është i mundur arritja e një zgjidhjeje të drejtë.








