EKSKLUZIVE E ORA24/ Të dielën kryeministrat Mickoski dhe Rama promovojnë “One Stop Shop” në Qafthanë

Advertisement

Ora24.tv mëson se të dielën, rreth orës 10:00, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të qëndrojnë në pikën kufitare Qafthanë, ku do të promovojnë sistemin e ri të kontrolleve të përbashkëta kufitare, të njohur si “One Stop Shop”.

Sipas burimeve të Ora24, pas promovimit të këtij sistemi, kryeministri shqiptar Edi Rama do të vazhdojë rrugëtimin drejt Manastirit, me rastin e shënimit të Ditës së Alfabetit Shqip.

Në aktivitetet në Manastir pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për praninë e të cilit ende pritet konfirmimi.

Maqedonia e Veriut sistemin “One Stop Shop” e ka zbatuar tashmë në bashkëpunim me Kosovën, në pikën kufitare Bllacë./Ora24

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit