5.8 C
Skopje
Sunday, April 28, 2024

​Interi ka gati zëvendësuesit e Sanchez dhe Arnautovic

Marko Arnautovic dhe Alexis Sanchez po përballen me një të ardhme të pasigurt te Interi pasi “Nerazzurrët” kanë identifikuar Mehdi Taremin dhe Albert Gudmundsson për t’i zëvendësuar ata në sezonin 2024/2025.

“La Gazzetta dello Sport” ka zbuluar planet e transferimit të Interit për sezonin e ardhshëm, duke thënë se “Nerazzurrët” kanë identifikuar zëvendësuesit për Arnautovic dhe Alexis Sanchez, raporton KosovaPress.

Kiliani pritet të largohet në fund të kontratës së tij në qershor dhe ylli i Genoas, Gudmundsson është kandidati kryesor për të marrë vendin e tij në “Giuseppe Meazza”.

Reprezentuesi islandez thuhet se i është dhënë drita jeshile për t’iu bashkuar Interit sezonin e ardhshëm, por lideri i Serie A duhet të negociojë me Genoan. Çmimi i kërkuar nga Genoa është 30 milionë euro, dhe “Nerazzurrët” duan të nënshkruajnë me sulmuesin në një marrëveshje fillestare huazimi me një detyrim për të blerë.

Marrëveshja e Arnautovic skadon në qershor 2025, por Interi tashmë ka rënë dakord të nënshkruajë një qendërsulmues të ri për 2024-2025. Nuk është sekret që reprezentuesi iranian Taremi ka pranuar ofertën e “Nerazzurrëve”, kështu që ai do t’i bashkohet gjigantit italian si lojtar i lirë në verë, pasi t’i skadojë kontrata e tij me Porton.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit