Iljas Veseli reagon pas shkarkimit. Akuzon se “Saraji po shitet”!

Pas shkarkimit nga posti i kryetarit të Këshillit Komunal të Komuna e Sarajit, Iljaz Veseli ka reaguar publikisht përmes një postimi në Facebook, duke hedhur akuza të forta ndaj shumicës së re në këshill.

Ai theksoi se vendimi për shkarkimin e tij u mor nga një shumicë prej 10 këshilltarësh, të cilët sipas tij janë krijuar përmes “pazareve të natës” dhe për interesa personale e klanore, të nxitura nga kryetari i komunës, Muhamed Elmazi.

Sipas Veselit, qëllimi kryesor i kësaj shumice është marrja nën kontroll e këshillit komunal për të shtyrë përpara vendime që, siç thotë ai, janë në dëm të qytetarëve. Ai paralajmëroi se në vijim mund të miratohen vendime të diskutueshme, si:

shitja e tokave në vendbanimet e Sarajit

marrja e një kredie prej 2 milionë euro, që do të rëndojë mbi taksapaguesit

Veseli theksoi se gjatë kohës sa ishte në krye të këshillit, vendime të tilla nuk do të kalonin dhe pikërisht kjo, sipas tij, është arsyeja kryesore e largimit të tij nga posti.

Në fund, ai u zotua se bashkë me këshilltarët e AKI-së do të vazhdojë të kundërshtojë çdo vendim që cenon interesin publik dhe vullnetin e qytetarëve të Sarajit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit