18.8 C
Skopje
Friday, May 3, 2024

Ilir Meta mbështet Mickoskin: Fitorja e VMRO-DPMNE-së do t’i japë një dimension të ri zhvillimit ekonomik të Maqedonisë

Ilir Meta, ish presidenti i Republikës së Shqipërisë, i cili ka qenë edhe kryeministër, kryetar i parlamentit dhe ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka dalë në mbështetje të VMRO-DPMNE-së. Meta në rrjetet sociale ka shkruar se vizioni dhe politikat qeverisjes sll VMRO-së, e kanë shndërruar Maqedoninë si vendin e 10-të në Botë dhe të 5-të në Europë për klimën e biznesit dhe investimet e huaja.

“Fitorja e pritshme e VMRO-DPMNE në zgjedhjet e afërta do t’i japë një dimension të ri zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut në të ardhmen nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e saj.

Të mos harrojmë se vizioni dhe politikat e saj në qeverisje e shndërruan Maqedoninë e Veriut, vendin e 10-të në Botë dhe të 5-të në Europë për klimën e biznesit dhe investimet e huaja. Falë vizionit të VMRO-DPMNE, Maqedonia e Veriut shpërtheu për rritjen e bujqësisë dhe blegtorisë duke e nisur me 10 milionë euro financim në vit e duke e çuar në 200 milionë euro.

Ekipi i ri i VMRO-DPMNE besoj se ka mësuar mjaftueshëm nga gabimet e bëra në të kaluarën dhe pasojat e nepotizmit, të cilat eklipsuan arritjet e jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale. Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ecë e sigurt në rrugën euro-atlantike dhe përsëri shqiptarët do të jenë garancia kyçe për këtë!”, ka shkruar Meta në rrjetet sociale.

 

Linku i postit të ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta:

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit