17.8 C
Skopje
Tuesday, May 21, 2024

I’a dogjën bilbordin, ja çfarë thotë Taravari

Kandidati i VLEN-it, Arben Taravari, ka komentuar djegien e bilbordit mbrëmë pas mesnate. Ai ka thënë se nuk ka informacion se kush e ka bërë këtë, ndërsa ka shtuar se shpreson që kjo të mos jetë e qëllimshme.

“Nuk e di, nuk dua të besoj që është diçka e qëllimshme edhe pse mua ma dërguan videon diku pas mesnate. Një gjë e di për vete, se kurrë nuk ia kisha bërë kundër kandidatit tim një gjë të tillë, por përsëri nuk dua të prejudikoj, të presim, besoj që institucionet kompetente do të tregojnë pse dhe çfarë ka ndodhur”, tha Taravari.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit