I riu nga Studeniçani humb jetën, dyshohet se u godit nga rryma gjatë larjes së automjetit

Advertisement

Një 35-vjeçar nga fshati Studeniçan i Shkupit ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga rryma elektrike gjatë përdorimit të një makine me presion për larjen e automjetit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është raportuar më 16 shtator, rreth orës 11:40, në SPB Shkup. H.B. (35) kishte shkuar në oborrin e një shtëpie në Studeniçan dhe kishte marrë makinën me presion për të larë automjetin.

Gjatë procesit, 35-vjeçari është rrëzuar, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një goditje elektrike.

Ai është transportuar me automjet të Ndihmës së Shpejtë në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup, por pavarësisht përpjekjeve, ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit