10.8 C
Skopje
Saturday, May 4, 2024

Hristijan Mickoski: LSDM dhe BDI pasurohen me tenderë, ndërsa 600 mijë qytetarë jetojnë me 150 denarë në ditë

Nga tubimi në Prilep, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka thënë se krerët er BDI-së dhe LSDM-së janë bërë pronarë të çdo të mire të shtetit. Sipas tij, ky sjellje e pushtetit ka shkaktuar varfëri dhe pasiguri për qytetarët.

“Banka Botërore thotë se me këtë dinamikë të tyre na duhen 60 vite për ta arritur standardin e Bashkimit Europian. Nga Pushteti arritën njërën nga shkallët më të larta të inflacionit në rajon, për 70% më të lartë në eurozonë. Ushqimi vetëm në dy vitet e fundit u shtrenjtua për më shumë se 40%, varfëria u rrit. Mbi 600 mijë bashkëqytetarë tanë jetojnë vetëm me 150 denarë  në ditë, ndërsa më shumë se 80 mijë bashkë qytetarë jetojnë me vetëm 60 denarë në ditë. Për shkak të LSDM-së dhe BDI-së çdo familje ka borxh prej 90 mijë euro shtesë nga borxhet e reja dhe kamatat e shkaktuara nga ata. Fiasko ekonomike është fjalë e vogël”, ka deklaruar lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Mickoski ka shtuar se fijasko e shkaktuar nga BDI dhe LSDM ka sjellë varfëri, pasiguri dhe koorrupsion. Ai ka shtuar se pushteti nuk e ka lëvizuar aspak zhvillimin e standardin jetësor e aq më pakë mund të arrijë tek standardi europian.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit