♈ Dashi
Pasdite, mund të ndezet një debat me një të afërm, si pasojë e një keqkuptimi të vjetër. Mos e lëshojë ti bisedën pa thënë fjalën e fundit, por me qetësi.
♉ Demi
Në mbrëmje, një mik i ngushtë mund të kërkojë ndihmën tënde për një problem familjar. Dëgjoje me kujdes dhe ofro një zgjidhje praktike.
♊ Binjaket
Do ndihesh disi i shkëputur nga familja sot, ndoshta për shkak të disa lajmeve që nuk të pëlqejnë. Lëre të ftohet situata para se të reagosh.
♋ Gaforrja
Nje bisede me nenen ose nje figure familjare femerore do te kete shume rendesi per ty sot. Mos u terhiq nga diskutimi, por thuaj mendimin tend.
♌ Luani
Mund të ndihesh xheloz për suksesin e një shoku apo miku të afërt sot. Mos e le xhelozinë të të pushtojë, por fokusu te sukseset e tua.
♍ Virgjeresha
Në darkë, do kesh një bisedë të rëndësishme me partnerin ose një anëtar të familjes për planet e së ardhmes. Thuaj hapur çfarë ndjen.
♎ Peshorja
Një mosmarrëveshje e vogël me një familjar mund të ndezë tensionet gjatë ditës. Merr një hap pas dhe lëre tjetrin të flasë i pari.
♏ Akrepi
Do të ndihesh më i afërt me një anëtar të familjes sot, ndoshta duke ndarë një sekret apo një ndjenjë të thellë. Mos e mbaj për vete atë që ke në zemër.
♐ Shigjetari
Një mik mund të të zhgënjejë sot me një veprim të papritur. Mëso të vesh kufij dhe mos lejo të tjerët të të shfrytëzojnë.
♑ Bricjapi
Do kesh dëshirë të organizosh diçka me familjen sot, ndoshta një darkë apo një aktivitet. Merri ti frerët dhe organizo diçka.
♒ Ujori
Një anëtar i familjes mund të të kërkojë një favor që nuk të pëlqen. Mos prano diçka që nuk do ta bësh me zemër.
♓ Peshqit
Do të ndihesh shumë i ndjeshëm ndaj problemeve të familjarëve sot. Mbaj distancë emocionale, përndryshe do të lëndohesh. SHENJA E DITES: Gaforrja






