26.8 C
Skopje
Tuesday, May 21, 2024

Helmimet në Kroaci/A ka në Maqedoninë e Veriut pije të gazuara që janë të rrezikshme?

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari thonë se deri më tani përmes Sistemit Evropian për Raportim të Shpejtë të ushqimit të Pasigurt dhe Ushqimit për Kafshë – RASSF, nuk kanë marrë njoftim se në tregun e vendit tonë janë plasuar ujëra minerale dhe pije të gazuara të pasigurta.

Nga AUV sot përmes kumtesës informojnë se janë përforcuar kontrollet inspektuese gjatë importit të ushqimit nga Kroacia.

“Si institucion përgjegjës për sigurinë e ushqimit, AUV e ndjekë gjendjen me rastet e helmimit me pije të gazuara dhe ujë mineral në Republikën e Kroacisë. Janë përëforcuar kontrollet inspektuese ndaj importit të ushqimit nga ky vend dhe nëse paraqitet nevoja, me kohë do të ndërmerren masat e nevojshme për mbrojtje të qytetarëve dhe nga ky lloj i prodhimeve të pasigurta”, ceket në kumtesën e AUV-së.

Ndryshe, autoritetet kroate sot rekomanduan që qytetarët të pinë ujë të çezmës pasi disa persona sëmuren nga pijet e gazuara.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit