Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje partive politike që të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje.
Pas konferencës, Haxhiu tha se, në rrethanat aktuale, partitë politike duhet të vazhdojnë diskutimet për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Ajo u shpreh se nuk do të duhej të ndërmerreshin veprime që do ta çonin vendin drejt zgjedhjeve, duke marrë parasysh situatën aktuale në vend.
Haxhiu theksoi se takimet mes partive duhet të vazhdojnë, ndërsa Kuvendi ka edhe pak ditë në dispozicion për të gjetur një emër për presidentin. Sipas saj, tashmë ekziston një emër, por nevojiten votat e deputetëve për zgjedhjen e tij.






