Haxhi-Vasileva: Nuk do të ketë hapësirë për intervenime në lëndë konkrete

Advertisement

Drejtuesja e sapozgjedhur e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK), Iskra Haxhi Vasileva, deklaroi se presionet ndaj prokurorëve janë realitet, me të cilin përballet profesioni, por se bartesëti e postit të prokurorisë duhet të mbeten rezistentë dhe të vendosin kryesisht në bazë të ligjeve, fakteve dhe dëshmive.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas seancës për rastin kundër gjykatësit Gjoko Ristov për fjalën e tij, Haxhi Vasileva theksoi se integriteti është kyç për punën e pavarur rë prokurorëve

“Është ndoshta e natyrshme që puna e prokurorisë, nga vetë natyra e saj, vuan nga disa presione. Është detyra jonë si prokurorë të jemi rezistentë dhe t’u vendosim një kufi këtyre presioneve. Nuk duhet të kemi frikë, presionet janë ndoshta pjesë e natyrës njerëzore, si dhe integriteti, i cili jam e bindur se është pjesë e një numri të madh prokurorësh”, theksoi.

Në pyetjen si do të vepronte nëse kontaktohet nga bartësit e një funksioni të lartë në shtet, ndër të cilët edhe kryeministri Haxhi Vasileva tha se komunikimi institucional është normal, por jo edhe intervenimet eventuale në lëndë konkrete.

“Organet dhe institucionet nuk është kontestuese që të bashkëpunojnë dhe kjo është natyrale, logjike dhe e kuptueshme. Nëse mendoni në ndonjë intervenim ose rekomandim, atëherë kjo është çështje tjetër dhe kuptohet ne sipas Kushtetutës jemi të pavarur dhe vendosim në bazë të të drejtës, fakteve dhe dëshmive”, theksoi Haxhi Vasileva.

Ajo theksoi se formalisht postin do ta marrë pas përfundimit të procedurave ligjore në dy javët në vijim, pas së cilës do t’i përkushtohet çështjeve të organizimit dhe të rritjes së efikasitetit të ndjekjes penale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit