Siljanovska-Davkova në Bruksel në Samitin për Zgjerimin e BE-së, në organizim të Euronews

Advertisement

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, sot në Bruksel do të marrë pjesë në Samitin për zgjerim të Bashkimit Evropian, ku do të marrin pjesë përfaqësues të lartë politikë evropianë dhe rajonal.

Në fokus të samitit do të jenë procesi i zgjerimit të BE-së, integrimi evropian i vendeve kandidate, bashkëpunimi rajonal dhe sfidat me të cilat përballet Unioni në lidhje me pranimin e anëtarëve të rinj.

Siljanovska-Davkova do të zhvillojë takime me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, dhe me Komandantin suprem për Evropën (SACEUR) gjeneralin Aleksus Gregori Grinkeviç në Shtabin suprem të fuqive aleate në Evropë (SHAPE) në Mons, ndërsa janë paraparë edhe takime me përfaqësues të institucioneve evropiane.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit