Bashkim Hasani nga VELN përmes një reagimi publik ka kritikuar ashpër qëndrimet e Bujar Osmani lidhur me Ligjin për përfaqësim të drejtë.
Hasani thekson se, sipas tij, i njëjti politikan që sot e kundërshton këtë ligj, në të kaluarën, gjatë kohës sa ishte ministër, ka dhënë “dritë jeshile” për heqjen e mekanizmit të njohur si Balancuesi, pa ofruar alternativë apo zgjidhje konkrete.
“E hoqi mekanizmin pa asnjë plan dhe sot flet sikur nuk ka qenë pjesë e problemit. Kjo nuk është qëndrim, kjo është hipokrizi”, thuhet në reagimin e Hasanit.
Ai shton se qëndrimet e tilla janë të papranueshme dhe thekson se shqiptarët nuk duhet të trajtohen si mjet politik, duke përfunduar me mesazhin: “Shqiptarët s’janë vegël, shqiptarët janë ligj!”.




