Takim mes Mendi Qyra dhe Paolo Palminteri për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor në Strugë

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, realizoi një takim me Ambasadorin e Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Paolo Palminteri.
Në takim u theksua rëndësia e Strugës si një nga pjesët më të bukura dhe më të njohura të vendit, si dhe lidhjet e afërta tradicionale me Italinë, duke pasur parasysh numrin e madh të qytetarëve nga Struga që jetojnë dhe veprojnë atje.
Ambasadori Palminteri shprehu përkushtimin e tij për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve italiane në Strugë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit kulturor përmes iniciativave dhe programeve të ndryshme.
 Një theks i veçantë iu kushtua mundësive për intensifikimin e shkëmbimeve kulturore, duke pasur parasysh bashkëpunimet e deritanishme me qytete të tjera në vend, si dhe potencialin që Struga të bëhet pjesë e këtyre iniciativave.
Kryetari Qyra dhe kabineti i tij i uruan mirëseardhje ambasadorit, duke theksuar se Komuna e Strugës mbetet e hapur për çdo lloj bashkëpunimi që kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të qytetit.
 Përmes partneritetit dhe hapjes, Struga krijon mundësi të reja për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit